Aktualitet

VIDEO/ U filmua duke marrë ryshfet për transfuzion gjaku, procedohet penalisht mjeku në Spitalin e Durrësit

Pas publikimit të videos ka reaguar policia, e cila ka proceduar penalisht mjekun 50-vjeçar në spitalin e Durrësit. Po ashtu është proceduar penalisht edhe pacientja 45-vjçare.   

6 Janar 2023, 12:11 Nga I.A
VIDEO/ U filmua duke marrë ryshfet për transfuzion gjaku, procedohet
Mjeku

DURRËS- Një mjek u filmua ditën e djeshme duke marrë ryshfet për të ndihmuar një paciente që të merrte shërbimin e transfuzionit të gjakut. Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania shihet mjeku duke marrë 50 mijë lekë të vjetra, në mënyrë që të regjistojë pacienten. Mjeku mori paratë dhe shënoi sikur pacientja e kishte dhuruar gjak.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Pas publikimit të videos ka reaguar policia, e cila ka proceduar penalisht mjekun 50-vjeçar në spitalin e Durrësit. Po ashtu është proceduar penalisht edhe pacientja 45-vjçare.   

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një mjek i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit, i cili kundrejt pagesës 5000 lekë të rinj, ndihmon një paciente për të marrë shërbimin e transfuzionit të gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas transmetimit të pamjeve, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Q., 50 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, me detyrë Teknik gjaku, në spitalin rajonal të Durrësit, për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe A. S., 45 vjeçe, banues në lagjen nr. 17, Durrës, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë me qëllim nxjerrjen e autorëve, përpara përgjegjësisë ligjore.

spitali i durresit

Sondazh

Poll