Aktualitet

Dita e Ujit të Bekuar/ Ortodoksët hedhin Kryqin në Durrës dhe Berat, 8 të rinj zhyten për ta kapur, 16- vjeçari: Ia dedikoj xhaxhait tim të ndjerë

Disa të rinj u hodhën në ujë, por kryqin e kapi 16-vjeçari Vasil Aleksi.

6 Janar 2023, 12:17 Nga a.l
Dita e Ujit të Bekuar/ Ortodoksët hedhin Kryqin në Durrës
ortodoksët

DURRËS- Besimtarët ortodoksë festojnë sot 6 janarin, ditën e shenjtë e Ujit të Bekuar që përcillet çdo vit si një festë për të gjithë besimtarët e krishterë. Ceremonia është zhvilluar sot në disa qytete, në Berat, Durrës, Sarandë, Fier, Përmet. 

Shtatë të rinj u hodhën vullnetarisht në ujërat e akullta të Osumit sot në Berat. Kryqi arriti të kapej nga një 22- vjeçar i quajtur Vasil Tapia, i cili uroi besimtarët, teksa u shpreh se ky nuk është viti i parë që ai hidhet në lum për kryqin. Të njejtin ritual Tapia e ka përsëritur edhe 3 vitet e kaluara, por këtë vit ndryshe nga të tjerat ai pati shansin të merrte në dorë Kryqin për herë të parë. 

Sakaq edhe në Durrës, ceremonia u zhvillua në portin detar në kalatën nr.4. Disa të rinj u hodhën në ujë, por kryqin e kapi 16-vjeçari Vasil Aleksi. Teksa uroi gjithë besimtarët e krishterë 16- vjeçari u shpreh se kryqin ja dedikonte xhaxhait të tij të ndjerë që ka ndërruar jetë. 

Më ndihmoi Zoti të kapja kryqin. Ja dedikoj xhaxhait tim që është larguar nga kjo jetë. Uroj një vit sa më të mbarë”, tha i riu.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. Pas ceremonisë, besimtarët e krishterë i drejtohen Kishës për të mbushur shishe me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë kur ata janë të sëmurë.

dita e ujit te bekuar

Sondazh

Poll