Aktualitet

Varianti i ri i Covid, mjeku Alimehmeti: Përhapet shpejt, nuk është i rrezikshëm, ja simptomat që jep

Alimehmeti tha se shenjat e gripit janë të forta me temperaturë të lartë që mezi ulet por, që kalon pas 3 ditësh dhe me rëndësi është të mos përdoret antibiotik. Më tej ai ka shtuar se më të prekurit nga ky grip janë moshat e mëdha dhe fëmijët.

6 Janar 2023, 11:51 Nga l.S
Varianti i ri i Covid, mjeku Alimehmeti: Përhapet shpejt, nuk
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me situatën e gripit në vendin tonë duke thënë se jemi në muajt kur virusi ka kulmin e tij për shkak të të ftohtit.

I ftuar në një emision, Alimehmeti tha se shenjat e gripit janë të forta me temperaturë të lartë që mezi ulet por, që kalon pas 3 ditësh dhe me rëndësi është të mos përdoret antibiotik. Më tej ai ka shtuar se më të prekurit nga ky grip janë moshat e mëdha dhe fëmijët.

“Duke qenë se ne patëm disa masa bllokime, për 2-3 vjet gripi nuk kaloi si do duhet të kalonte e pritej që këtë vit të kishte një situatë më të fortë gripi. Nuk është se ishin të paparalajmëruara. Nga koncepti i trajtimit është ai klasiku, qetësi të ngrohta paracetamol ibuprofen sipas nevojës dhe 2-3 ditë janë goxha të forta me temperatura të larta rebele me zor ulen e në shumicën e rasteve bien brenda 2-3 ditësh.
Ka lënë dhe një kollë të fortë, menduam që vetëm Covid lë efekte por, çdo virus respirator ka mundësi të lërë efekte më të gjata por që kalojnë. Me rëndësi të mos dyndeni me antibiotikë se temperatura do kalojë vetë, është me goxha këputje me ethe të forta me djersitje por, moshat më të riskuara mbeten moshat më të mëdha dhe fëmijët. Dhjetori dhe janari për gripin është maksimumi”, tha Alimehmeti për Euronews.

Përsa i përket situatës nga koronavirusi, Alimehmeti tha se Covid nuk do zhduket si virus por, do ketë gjithmonë një numër të vogël rastesh. Mjeku ka reaguar gjithashtu edhe lidhur me nënvariantin e ri të Omicron që ka shkaktuar shqetësime duke shtuar se nuk kemi pse të shqetësohemi pasi edhe pse është i transmetueshëm është gjithnjë e më pak i rrezikshëm.

“Variante të reja dalin në mënyrë të vazhdueshme gjithë kohën. Virusi bëhet gjithmonë e më i transmetueshëm por, gjithnjë e më pak i rrezikshëm sa i takon problematikave po shohim që po infektohen shumë e më shumë njerëz. Të bën për spital? Të sëmuresh rëndë? Nuk jemi duke parë në Amerikë, në Evropë një situatë të këtij tipi. Situata është e qetë. E reja është që s’ka asnjë variant të ri janë të gjithë Omicron pra të gjitha janë nënvariante. Pra që ky virus ka gjetur përshtatshmëri me njeriun dhe është shumë e vështirë që një variant i ri të arrijë ta lëvizë vendit. Epidemia e gripit kaq e përhapur, kemi parë që Covid i spostoi viruset e tjera të vendit e fakti që kemi një epidemi të fortë gripi dhe spitalet Covid i kemi bosh relativisht tregon shumë qartë ku ne qëndrojmë”, u shpreh ai.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll