Aktualitet

Kishte disa javë që kishte ardhur nga Shqipëria, 30- vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë drogë në stadiumin në Itali

 Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij, u gjetën edhe 11 gramë pluhur të bardhë të ndarë në doza gati për shitje me pakicë.

6 Janar 2023, 11:07 Nga a.l
Kishte disa javë që kishte ardhur nga Shqipëria, 30-
Policia Italiane

ITALI- Një 30- vjeçar shqiptar në Itali është dënuar me 6 muaj burg dhe 1000 euro gjobë pasi është kapur duke shpërndarë drogë në një stadium në Cesenatico. Mediat italiane bëjnë me dije se 30- vjeçari kishte disa javë që ishte kthyer nga Shqipëria dhe qëndronte në një rezidencë në San Mauro Mare. 

I riu është kapur në flagrancë teksa po i shiste një burri në stadium doza kokainë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj tij, u gjetën edhe 11 gramë pluhur të bardhë të ndarë në doza gati për shitje me pakicë. Nga hetimet e policisë italiane, rezulton se i riu nuk është me precedentë penale. Për arsye hetimore identiteti i tij nuk është bërë ende me dije./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll