Aktualitet

VENDIMI/ Të huajt që investojnë mbi 100 mijë dollarë në Shqipëri do pajisen me leje unike, del udhëzimi i aplikimit për viza

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare më 3 janar 2023, bashkë me procedurën e lëshimit të vizës për të huajt në Shqipëri. 

6 Janar 2023, 10:17 Nga f.g
VENDIMI/ Të huajt që investojnë mbi 100 mijë dollarë
Foto ilustruese

TIRANE- Një vendim i ri i qeverisë shqiptare, i botuar tashmë në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi dhe synon dhënien e satatusit të investitorit çdo të huaji që investon mbi 100 milionë lekë, (10 milionë lekë të reja)  në një sipërmarrje apo aktivitet në territorin tonë. Për këta investues, qeveria ka krijuar një leje që do të quhet 'leje unike e investitorit', që shërben për leje qendrimi dhe pune. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare më 3 janar 2023, bashkë me procedurën e lëshimit të vizës për të huajt në Shqipëri. 

Pjesë nga vendimi i botuar në QBZ: 

Leja Unike është miratuar me Ligjin e ri për të huajt që nga viti 2021, dhe shërben si leje qëndrimi dhe pune. 

I huaji paraqet online kërkesën për vizë pullë ose elektronike në Përfaqësinë Diplomatike dhe Konsullore të RSH-së në vendin e tij. Kërkesës i bashkangjitet online edhe dokumentacioni përkatës

Nëpunësi konsullor i autorizuar dhe i trajnuar për çështjet e vizave, si dhe i çertifikuar për shqyrtimin e dokumentacionit të klasifikuar merr në shqyrtim kërkesën. Në rast dyshimi interviston të huajin për verifikimin e fakteve të paraqitura në
kërkesë.

Edhe në raste kur i huaji aplikon për leje unike, aplikimi për vizë pullë ose elektronike bëhet online.

Konsulli mban përgjegjësi për saktësinë e përcjelljes së të dhënave. Cakton prioritetin e trajtimit të aplikimit si dhe vendos vlerësimin mbi dokumentacionin dhe mendimin (pozitiv, negativ apo i dyshuar).

Afati për marrjen e përgjigjes është 15 ditë pune nga data e pranimit të aplikimit, nëse nuk ka afate të tjera të parashikuara në marrëveshje ndërkombëtare.

Në rast se gjatë procedurës së pranimit të aplikimit konstatohet paraqitja e dokumenteve të falsifikuara, Konsulli refuzon dhënien e vizës,  sekuestron dokumentin e falsifikuar, si dhe informon MEPJ-në për rastin e konstatuar dhe vepron sipas udhëzimeve që i jepen.

Investitorët fillimisht do aplikojnë për vizë të tipit D.  Me këtë vizë kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë. Pas miratimit të vizës për rastet e aplikimit për leje unike, aplikimi do të kalojë për shqyrtim
dhe vlerësim pranë autoritetit përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.

Nëpunësi konsullor kryen veprimet paraprake verifikuese për rregullshmërinë e aplikimeve të dërguara nga PDK-ja dhe përcjell brenda ditës aplikimet për vlerësim në drejtim të DKM-së dhe SHISH-it në sistemin e-Viza.

DKM-ja shqyrton dhe verifikon kërkesat për vizë ardhur nga MEPJ, duke konsultuar bazat e të dhënave të Policisë së Shtetit, profilet e hartuara nga analiza e riskut për vendet e origjinës dhe të dhënat e ftuesit në Shqipëri. 

Brenda 5 ditëve pune, DKM-ja dhe SHISH-i japin mendimet e tyre në modulin eViza, nëse kërkesa duhet të miratohet ose refuzohet. Për raste të veçanta, kur është i domosdoshëm verifikimi i detajuar i të dhënave, afati i dhënies së mendimit mund shtyhet dhe për 10 ditë pune të tjera pritjeje.

Në rastin e vizës elektronike, pas miratimit, kjo e fundi i përcillet aplikantit me anë të postës elektronike. Aplikanti e printon vizën nga cilido vend që ndodhet, me kushtin që të jetë jashtë territorit të RSH-së. Aplikuesi para hyrjes në territor duhet të paraqesë vizën elektronike të printuar nga email-i, si dhe dokumentin e identifikimit me të cilin ka aplikuar.

Gjithashtu, vizën elektronike shtetasi i huaj duhet ta paraqesë edhe gjatë daljes nga territori i RSH-së në çdo PKK, me qëllim verifikimin e respektimit të afateve të vlefshmërisë së vizës

Për të huajt që hyjnë pa vizë, por për të aplikuar për leje qëndrimi/unike duhet të pajisen me vizë sipas motivit të kërkuar të qëndrimit, numërimi i ditëve të qëndrimit përllogaritet sipas hyrjes me vizë tipi “D” dhe afatit të përcaktuar në të./Dosja.al

te huajte ne shqiperi investitoret e huaj ne shqiperi

Sondazh

Poll