Aktualitet

Zvicerani Muller nxjerr në treg modelin luksoz me fytyrën e Skënderbeut, sa kushton ora me fushën e kuqe

Aktualisht, siç bëhet me dije nga kompania, ky është një koleksion i limituar, pasi janë prodhuar 25 copë në çelik inox dhe 50 copë në titan të zi. 

6 Janar 2023, 10:09 Nga F.M
Zvicerani Muller nxjerr në treg modelin luksoz me fytyrën e
Ora "Vanguard Racing Skenderbeu"

ZVICËR- Zvicerani Franck Muller, i njohur në të gjithë botën për prodhimin e orëve luksoze ka nxjerrë në treg një model të veçantë, heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ora ka ngjyrat kuqezi të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa busti i Skënderbeut është gdhendur me ar në fushën e saj. Aktualisht, siç bëhet me dije nga kompania, ky është një koleksion i limituar, pasi janë prodhuar 25 copë në çelik inox dhe 50 copë në titan të zi. 

Nuk dihet ende se cili është çmimi i kësaj ore, por duke pasur parasysh se modelet e thjeshta variojnë nga 5 mijë deri në 7500 euro, një model i tillë me Skënderbeun në sfond, pritet t'i kalojë 10 mijë euro.

""Vanguard Racing Skenderbeu" Limited Edition quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër, i njohur më mirë si Skenderbeu, një hero shqiptar i shekullit të 15-të, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane. ”, shkruan kompania e njohur e orëve me seli në Gjenevë të Zvicrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Franck Muller Geneve (@franckmuller_geneve)



franck muller gjergj kastriot skenderbeu vanguard racing skenderbeu

Sondazh

Poll