Aktualitet

EMRI/ Rrahu gruan e fëmijët, arrestohet 40-vjeçari në Kukës, i gjendet automatik dhe municion luftarak

Gjatë kontrollit në banesë, atij i janë gjetur e sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.

6 Janar 2023, 09:25 Nga F.M
EMRI/ Rrahu gruan e fëmijët, arrestohet 40-vjeçari në
Armë zjarri

KUKËS- Bilbyl Fetahi, 40 vjeç, banues në fshatin Pistë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka rrahur bashkëshorten e fëmijët. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 40-vjeçari Fetahi me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, është arrestuar në shtëpinë e tij. Gjatë kontrollit në banesë, atij i janë gjetur e sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës. 40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftim i policisë Kukës: Finalizohet operacioni policor i koduar “No more”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në një familje. Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. 40-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje. Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pistë, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit B. F., menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar "No more", falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 40 vjeç, banues në fshatin Pistë. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit B. F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

bilbyl fetahi policia e kukesit

Sondazh

Poll