Aktualitet

Armë e ftohtë në makinë dhe drejtim në gjendje të dehur, arrestohen dy persona të Fier

Po ashtu është arrestuar një 41-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

6 Janar 2023, 09:22 Nga I.A
Armë e ftohtë në makinë dhe drejtim në gjendje të
Policia

FIER- Dy persona janë arrestiuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 24-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet një armë e ftohtë (shufër metalike). Po ashtu është arrestuar një 41-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Po ashtu një person i tretë u shpall në kërkim pasi për motive të dobta ka dhunuar një person tjetër.   

Njoftimi i Policisë: 

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 24 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë të ftohtë (shufër metalike).

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 41 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. J., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e fierit

Sondazh

Poll