Aktualitet

EMRI/ I plas goma e kamionit teksa po e frynte, ndërron jetë punonjësi i servisit në Lezhë

Gomisti Spas Milloshi teksa po frynte gomën e kamionit, i ka plasur në duar duke i marrë jetën.  

6 Janar 2023, 09:08 Nga I.A
 
EMRI/ I plas goma e kamionit teksa po e frynte, ndërron jetë
Spas Milloshi

LEZHË- Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot. Gomisti Spas Milloshi teksa po frynte gomën e kamionit, i ka plasur në duar duke i marrë jetën.  

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit” pranë një servisi automjetesh në aksin Lezhë-Milot. Policia ka shkuar ne vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plasjes së gomës. 

EMRI/ I plas goma e kamionit teksa po e frynte, ndërron jetë
Gome

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak. Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spase milloshi

Sondazh

Poll