Aktualitet

Gjueti e paligjshme, procedohen penalisht 3 persona në Gjirokastër

Po ashtu një 43-vjeçar është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi në Përmet. 

6 Janar 2023, 09:00 Nga I.A
Gjueti e paligjshme, procedohen penalisht 3 persona në Gjirokastër
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Tre persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër për gjueti të paligjshme. Mësohet se të tre personat banues në Lushnje u ndaluan te zona e quajtur 'Kthesa e Picarit', pasi kishin gjuajtur shpend dhe kafshë të tjera në mënyrë të paligjshme. Po ashtu një 43-vjeçar është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi në Përmet. 

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër Gjuajtën shpendë në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Gjueti e paligjshme", në ngarkim të shtetasve V. Sh., 66 vjeç, S. Sh., 35 vjeç dhe K. N., 46 vjeç, banues në Lushnjë.

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Kthesa e Picarit", Gjirokastër, pasi kishin gjuajtur shpendë, në mënyrë të paligjshme. Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu me lejet përkatëse, fishekë, shpendë dhe kafshë të vrara.
---
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në vendin e quajtur "Kthesa e Frashërit", duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gjueti te paligjshme

Sondazh

Poll