Aktualitet

HARTA-LIVE/ Ditë me mjegull, vranësira e kthejllime, si parashikohet moti për ditën e sotme

Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.

6 Janar 2023, 07:44 Nga F.M
HARTA-LIVE/ Ditë me mjegull, vranësira e kthejllime, si parashikohet
Mjegull

TIRANË- Ditën e sotme Shqipëria do të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm. Që në mëngjes, do të vihet re se kemi të bëjmë me një mot me masa të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik. Në mesditë, në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.

Në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur. Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 6m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete nga 1 deri në 2 ballë.

moti 6 janar 2023

Sondazh

Poll