Aktualitet

Shqiptari vdiq në Itali natën e ndërrimit të viteve, autopsia për 17-vjeçarin: Shkak u bënë flakët e zjarrit dhe tymi i madh

Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.

5 Janar 2023, 21:14 Nga A.B
Shqiptari vdiq në Itali natën e ndërrimit të viteve,
Ledjan Imeraj

TIRANË- Flakët që përfshinë godinën, por edhe tymi i madh ka qenë shkaku i vdekjes së 17-vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali, i cili vdiq natën e ndërrimit të viteve. Ky është rezultati i autopsisë, i kryer nga mjeku ligjor Carlo Moreschi, i cili raportoi rezultatet e para në Prokurorinë Publike dhe raportin përfundimtar do ta dërgojë në javët e ardhshme.

Karabinierët e Udine kanë marrë në pyetje fëmijët dhe operatorin e pranishëm në momentin e zjarrit dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin në lidhje me qendrën.

Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa operatori 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital mund të japë detaje që do të cojnë në zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

Burimi: Ilfriuli.it

ledjan imeraj itali vdes 17-vjecari shqiptar ne itali

Sondazh

Poll