5 Janar 2023, 21:04
Nga k.m.
Luljeta Hoxha
KORÇË- Një 67-vjeçare ka rënë pre e grabitjes në Pirg të Maliqit 8 ditë më parë. Një person i maskuar i është futur në shtëpi dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat e moshuara pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë nuk ka. Luljeta Hoxha ka dhënë detaje teksa është intervistuar për mediat, duke shtuar se nuk dyshon tek asnjë. Ndërsa me detaje tregon sesi autori i grabitjes e lidhi, e dhunoi derisa i ra të fikët. E më pas, me t'i marrë paratë, ishte larguar nga banesa e saj. Me të ardhur në vete, ishte ajo që kishte shkuar tek fqinjët për të kërkuar ndihmë.
"Si u zgjova, u lirova dhe u zgjidha vetë se isha edhe me shami të lidhura buzët e kam gojën pleh. E kisha të zezë gojën. Pastaj siç isha vajta lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi Policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf me hodhën në barrelë dhe më sollën këtu. Policia më pyeti. Unë nuk dyshoj te asnjë, nuk ja ve gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë e kam gjoksin...Nuk di çfarë të them. U prenë dritat u hap porta thashë me veten time çfarë u bë. Ishte djalë i ri, 30-35, nuk e dallova dot,"-tregoi ajo ndër të tjera.
RRËFIMI I PLOTË:
Në 21:40 unë shkova në banjë mbarova aty dhe rashë në rrobe (në krevat), sa rashë në këtë pozicion, pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur dhe i maskuar, me kapuç me maskë, vetëm një pashë. Ai telefonin në dorë, unë telefonin më dorë, ma mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lekë. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë. Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën. Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar, ja ku i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë me duar të zeza. Më mori 10 mijë euro. Si mbaroi kjo; bam këtu, bam këtu, më lidhi duart më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava. Nuk kam lekë mor bir, prapë unë u mundova të rezistoja. Pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më shpuri nga dhoma tjetër, i themi dhomë pritje. Lekët, nuk kam. Lekët, nuk kam. Pastaj po shkumëzosha, mu pre takati, humba ndjenjat fare. Unë nuk fola më unë, lekët i gjeti vetë. Kam shitur 2 toka një në 2001 një në 2012. Një e kam shitur 13 milion, një e kam shitur 4 milion e 250 mijë. Unë jetoj vetë, burri ka 2 vite që më ka vdekur.
Si u zgjova, u lirova dhe u zgjidha vetë se isha edhe me shami të lidhura buzët e kam gojën pleh. E kisha të zezë gojën. Pastaj siç isha vajta lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi Policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf me hodhën në barrelë dhe më sollën këtu. Policia më pyeti. Unë nuk dyshoj te asnjë, nuk ja ve gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë e kam gjoksin...Nuk di çfarë të them. U prenë dritat u hap porta thashë me veten time çfarë u bë. Ishte djalë i ri, 30-35, nuk e dallova dot, thërriste lekët dhe nxori një thikë dhe litarin që më lidhi. O lekët o të thera më thoshte mua. Jetoj vetëm me pension. Mbledh ndonjë lek dhe le mënjanë vetëm këto nuk i gjetën dot, nuk kishin rrëmuar (kërkuar) aq. Kishin hapur divanët, se unë aty i mbaj, kishte bërë rrëmujë. Kam shumë frikë të kthehem në shtëpi, shumë, po them mos marr ndonjë urdhër mbrojtje nga polici i zonës. Nuk kam besim se do gjendet këtë pyetje ma ka bërë dhe policia. Burri më ka vdekur, fëmijë nuk kam, mbesat kujdesen për mua hynë dalin, mblodha dy lekë, i hoqa mënjanë, i hoqa për të tjerët... Më dhembin brinjët, nuk më kanë thënë akoma kur do dalë, jam shumë e rënduar më është mpiksur gjaku, kam bërë skaner, grafi, skopi. Tani vijnë mbesat, komshija mu ndodh. Nuk kam të tjerë. Vëllai i madh është 70 vjeç. Vitin e ri e kalova këtu. Të bëhem mirë, pa kush po pyet për vitin e ri.
luljeta hoxha grabitet luljeta hoxha
Aktualitet
5 Janar 2023, 18:55
k.m.
Ovidio Guzman
MEKSIKË- Ushtria meksikane arrestoi djalin e zotit të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman në Sinaloa, Ovidio Guzman. Bllokad...
Aktualitet
5 Janar 2023, 18:43
A.B
KOSOVË- Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren...
Aktualitet
5 Janar 2023, 18:33
A.B
Fermeri
FIER- Fermerët rrëfejnë arsye që po i detyrojnë të braktisin serat. Këta fermerë pohojnë faktin se kos...
Aktualitet
5 Janar 2023, 18:03
k.m.
Foto ilustruese
ONE Albania SHA, kompania e re e integruar u regjistrua me sukses në 1 janar, duke u bërë një nga aktorët m&e...
Aktualitet
5 Janar 2023, 17:56
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili deklaron se një e mosh...
Aktualitet
5 Janar 2023, 17:24
A.B
Aksident
LEZHË- Aksident i trefishtë në Lezhë. Automjete u përfshinë në një aksident në afërsi të Is...
Aktualitet
5 Janar 2023, 16:50
A.B
Edmond Papa
TIRANË- Mjeti tip “Audi” që u përdor nga dy autorët Albano Velo dhe Andrew alias Edvin Bode për vrasjes e ...
Aktualitet
5 Janar 2023, 16:48
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë j...
Aktualitet
5 Janar 2023, 16:46
A.B
Kopertina
TIRANË- Një nga guidat turistike të Francës, “Petit Futé” i ka dedikuar një botim Shqipërisë...
Aktualitet
5 Janar 2023, 16:29
k.m.
Yuri Kim dhe Altin Dumani
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka zbuluar detaje nga vizita e ambasadores Yuri Kim këtë të en...