Bota

Dyshohet për kryerje e veprës terroriste, edhe dy muaj arrest shtëpiak për Pantiç

Vendimi kësaj gjykate erdhi pas kërkesës që Prokuroria Speciale të Kosovës ka bërë më 4 janar, që të vazhdohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Pantiç, i cili dyshohet për veprën penale “kryerje e veprës terroriste”.

5 Janar 2023, 19:59 Nga A.B
Dyshohet për kryerje e veprës terroriste, edhe dy muaj arrest
Gjykata

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Dejan Pantiç t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj. Vendimi kësaj gjykate erdhi pas kërkesës që Prokuroria Speciale të Kosovës ka bërë më 4 janar, që të vazhdohet masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Pantiç, i cili dyshohet për veprën penale “kryerje e veprës terroriste”.

Masa e arrestit shtëpiak ndaj Pantiçit, siç njoftoi Gjykata Themelore në Prishtinë, vazhdohet deri më 9 mars 2023.

Policia e Kosovës arrestoi ish-policin më 10 dhjetor, në pikën kufitare të Jarinjës, nën dyshimin se ai ka sulmuar zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, më 6 dhjetor. Autoritetet thanë se ai dyshohet për veprime terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Arrestimi i tij nxiti grupe të serbëve lokalë të vendosnin barrikada në rrugët kryesore që çojnë drejt pikave kufitare, mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Për 20 ditë rresht, grupe të serbëve qëndruan në barrikada duke bllokuar qarkullimin.

dejan pantiç

Sondazh

Poll