Aktualitet

Fermerët e Roskovecit po braktisin serat: Qeveria nuk ka dhënë kurrë subvencione

Fermerët shprehen se nuk kanë marrë asnjëherë subvencione.

5 Janar 2023, 18:33 Nga A.B
Fermerët e Roskovecit po braktisin serat: Qeveria nuk ka dhënë
Fermeri

FIER- Fermerët rrëfejnë arsye që po i detyrojnë të braktisin serat. Këta fermerë pohojnë faktin se kostot janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet e shitjes janë të ulta, prandaj edhe fitimet e tyre janë të ulta.

Fermerët shprehen se nuk kanë marrë asnjëherë subvencione, ndërsa shpresojnë të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga moti I keq I disa javëve më parë.

Shqetësim tjetër I banorëve janë mallrat e importuara nga vendet e rajonit, me çmime shumë të ulta, çka bën që prodhimi vendas të mos shitet.

Marre nga Syri.net

fier fermeret ne fier

Sondazh

Poll