Bota

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, NATO: Çmontimi i postblloqeve të fundit u krye në mënyrë të sigurt

Bëhet me dije se heqja e barrikadave që kishin bllokuar rrugët e veriut prej dhjetorit, u bë sipas mandatit që ka KFOR-i në Kosovë prej ’99-s.

5 Janar 2023, 18:24 Nga A.B
Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, NATO: Çmontimi i
Ushtria

KOSOVË- NATO ka reaguar pas heqjes së të gjitha barrikadave në veriun e Kosovës, për të cilën u angazhua edhe KFOR.

“Të enjten, misioni i NATO-s, KFOR, përfundoi heqjen e disa automjeteve që po i bllokonin rrugët në Kosovën veriore, përmes vendosjes së njësive inxhinierike në zonat e “Kërrshit të Dudës” dhe Serbovcit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga NATO-ja.

Bëhet me dije se heqja e barrikadave që kishin bllokuar rrugët e veriut prej dhjetorit, u bë sipas mandatit që ka KFOR-i në Kosovë prej ’99-s.

Kjo u krye në përputhje me mandatin e KFOR-it – bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 – për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për përfitimin e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo bëhet pas vendimit të 28 dhjetorit për t’i hequr barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, në dhjetor”, thotë NATO.

Aleanca shton se barrikadat u hoqën duke evituar incidentet.

“Heqja e barrikadave pasoi me përpjekjet intensive të aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për t’i ulur tensiones, me përkrahjen kyçe të KFOR-it dhe misionit të Eulexit. Çmontimi i postblloqeve të fundit u krye në një mënyrë të shpejt dhe të sigurt, duke evituar incidentet dhe rreziqet e tjera për sigurinë lokale. KFOR-i qëndron i vëmendshëm dhe ka kapacitetin dhe personelin që të vazhdojë ta zbatojë mandatin e vet në baza ditore, duke kontribuar në siguinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, deklaron NATO.

nato tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll