Bota

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor takon Osmanin dhe Kurtin

Peach është njoftuar nga Osmani lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Ajo ka theksuar përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve të vendit për paqe dhe siguri.

5 Janar 2023, 18:22 Nga A.B
I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar
Stuart Peach dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ditën e sotme të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka njoftuar Zyra e Presidentes së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Peach është njoftuar nga Osmani lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Ajo ka theksuar përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve të vendit për paqe dhe siguri.

Gjithashtu, është thënë se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst, presidentja Osmani ka kërkuar “përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes së Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Zyra e kryeministrit ende nuk ka dhënë detaje lidhur me takimin.

Stuart Peach është emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në dhjetor të vitit 2021.

stuart peach vjosa osmani

Sondazh

Poll