Bota

Mesazhi i babait të foshnjës së mbytur në Greqi: Do të të dua përgjithmonë

Fëmija do të ishte një vjeç sot

5 Janar 2023, 18:05 Nga A.B
Mesazhi i babait të foshnjës së mbytur në Greqi: Do të
Babai

GREQI-I dërrmuar mëngjesin e sotëm, babai i foshnjës 11-muajshe që u mbyt në digën e Aliakmonasit në Veri, ka vizituar varrin e tij. Fëmija do të ishte një vjeç sot dhe i ati nuk kishte kohë të thoshte lamtumirë, raporton 'Protothema.gr'.

“Për ditën e varrimit të tij jam informuar nga një miku im, jo ​​nga të afërmit. I lashë një shënim që thotë: “Vajzës time të dashur, do të të dua përgjithmonë”, së bashku me disa lule dhe një kukull” , tha babai i vogëlushit për Alpha dhe Tlive.

Gjithashtu, në lidhje me takimin e tij me 29-vjeçaren, babai i foshnjës ka deklaruar se “vepra u bë, u takuam dhe befas më tha se ishte në muajin e tetë shtatzënë dhe se fëmija ishte i imi. Nuk kishim kontakte të ngushta. Ajo solli në jetë një vajzë të shëndetshme dhe pas një muaji mora vendimin të them që nuk dua ta lë në mëshirën e Zotit dhe bëra një test ADN-je. Me këtë test u vërtetua se unë jam babai. Kështu kam nisur procedurat për të marrë përgjegjësitë”.

foshnja ne greqi greqi

Sondazh

Poll