Bota

Takimi me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar/ Osmani: Diskutuam për dialogun me Serbinë

Në njoftim gjithashtu sqarohet se zonja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

5 Janar 2023, 17:28 Nga a.l
Takimi me të dërguarin e posaçëm të
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach. Sipas njoftimit zyrtar nga presidenca bëhet me dije se fokusi i bisedimeve kanë qenë zhvillimet aktuale dhe dialogu me Serbinë. Në njoftim gjithashtu sqarohet se zonja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka theksuar gjatë takimit me zyrtarin e lartë se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, edhe pse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu./ Dosja.al

vjosa osmani stuart peach

Sondazh

Poll