Bota

Princi Harry justifikohet: William dhe Kate më thanë të vishesha si nazist!

Libri i ri i Dukës së Sussex hedh dritë mbi skandalin që shënoi rininë e tij dhe katalizoi marrëdhënien e tij me vëllain e tij më të madh.

5 Janar 2023, 17:29 Nga k.m.
Princi Harry justifikohet: William dhe Kate më thanë të vishesha
Princi Harry

BRITANI E MADHE- Skandali rreth paraqitjes së Princit Harry me uniformën naziste në një festë të maskuar ishte padyshim një nga incidentet që shënoi rininë e djalit të dytë të Dianës dhe ndikoi në mënyrë dramatike marrëdhënien e tij me vëllain e tij të madh. Në librin e ri të Princit Harry me titull “Spare” "ia vë" një pjesë të fajit për zgjedhjen e gabuar të veshjes tek William dhe Kate. Sipas burimeve të Page Six, Duka i Sussex-it pretendon në libër se Princi dhe Princesha e Uellsit shpërthyen së qeshuri kur e panë të veshur me veshjen për festën e  vitit 2005.

Princi Harry justifikohet: William dhe Kate më thanë të vishesha

Harry ishte vetëm 20 vjeç kur gazeta britanike Sun publikoi një foto në faqen e parë të tij duke u argëtuar i veshur si nazist dhe i veshur me një shirit me një svastikë të madhe në krah. Siç shpjegon në librin e tij Harry, tashmë 38 vjeç, përpara se të vendoste të vishte veshjen që do të shkaktonte stuhi reagimesh, kishte thirrur vëllain dhe nusen e tij për t'u konsultuar me ta. Opsionet që ai u dha ishin dy, sipas tij: Një uniformë piloti dhe një uniformë naziste.

Informacionet nga Page Six thonë se Harry jep për herë të parë detaje për krizën që kaloi lidhja e dy vëllezërve në vazhdën e skandalit, por edhe për reagimet e saj.Kate Middleton dhe Camilla Parker Bowles. Edhe pse Duka i Sussex-it e ka quajtur më parë këtë zgjedhje të veshjes "gabimi më i madh i jetës së tij", duket se ai e mban deri diku përgjegjës vëllain e tij.

Historiani Robert Lacey, i cili është i specializuar në të kaluarën e familjes mbretërore ka shkruar më parë se "retë e para" mbi marrëdhënien e Harry-t dhe William-it u krijuan kur i pari u detyrua të duronte i vetëm sharjet publike, edhe pse trashëgimtari aktual i fronit e kishte "ndihmuar" në zgjedhje.

prince harry spare

Sondazh

Poll