5 Janar 2023, 16:55
Nga A.B
Princ Harry
BRITANI E MADHE- Princi Harry ka zbuluar se ka vrarë 25 luftëtarë talebanë gjatë turneut të tij të dytë të detyrës në Afganistan. Duka i Sussex-it, i cili njihej si 'Kapiteni Uells' në ushtri, shkroi se ai nuk i mendonte të vrarët 'si njerëz' por përkundrazi 'pushat e shahut' të cilët i kishte hequr nga tabela.
Ai tha se ‘nuk është një numër që më mbush me kënaqësi, por as që më vë në siklet’, sipas DailyMail.
Kjo është hera e parë që Harry, ka folur për numrin e luftëtarëve talebanë që ai personalisht vrau gjatë kohës së tij në Afganistan, ku shkoi në vitet 2007-2008 dhe 2012.
Princi u vendos për herë të parë në provincën Helmand si një kontrollues ajror në vitin 2007, por turneu i tij i parë në detyrë u ndërpre. Pasi mësoi të fluturonte me helikopterë Apache, Harry u vendos në kampin Bastion në Afganistanin jugor në vitin 2012, ku qëndroi për 20 javë.
Gjatë turneut të tij të vitit 2012, Harry ndihmoi në ofrimin e mbështetjes me helikopter për Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë dhe forcat afgane që veprojnë në të gjithë provincën Helmand.
Kapiteni Uells u kualifikua si bashkë-pilot gjuajtës në shkurt 2012.
Ai u stërvit për të fluturuar në sediljen e përparme si komandant i misionit ose avionit, por shumicën e kohës përdorte pamjet, sensorët dhe sistemet e armëve të Apache-s.
Zbulimi mund të përshkallëzojë frikën për sigurinë e tij personale pasi Princi Harry është konsideruar prej kohësh si një objektiv terrorist për shkak të statusit të tij mbretëror dhe lidhjeve ushtarake.
princ harry
Bota
5 Janar 2023, 16:49
a.l
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç ka propozuar që zgjedhjet e jasht...
Bota
5 Janar 2023, 16:49
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti Rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukra...
Bota
5 Janar 2023, 16:09
a.l
Ministria e Jashtme
KOSOVË -Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar pas dekl...
Bota
5 Janar 2023, 16:12
A.B
Byalyatski
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Byalyatski doli para gjyqit në Bjellorusi të enjten, duke rrezikuar dënimin deri n&e...
Bota
5 Janar 2023, 15:52
I.A
Aryeh Deri
JERUSALEM- Në Jeruzalem u zhvilluan protesta kundër emërimit të një zyrtari me të kaluar kriminale, në postin...
Bota
5 Janar 2023, 15:50
I.A
Itamar Ben-Gvir
JERUSALEM- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) caktoi një takim urgjent për të enjten me kërke...
Bota
5 Janar 2023, 15:33
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Me nisjen e vitit, ju sjellim një përmbledhje globale nga The Economist Intelligence Unit me “Dhjetë tend...
Bota
5 Janar 2023, 15:20
I.A
Qassem Soleimani
IRAN- Një protestues i vë zjarrin një posteri të ish-shefit të Forcës Quds të IRGC Qassem Soleimani. Nj...
Bota
5 Janar 2023, 15:00
A.B
Babis Anagnostopoulos dhe Caroline
GREQI- Pas zbulimit se Babis Anagnostopoulos ishte i përfshirë në një bandë drog...
Bota
5 Janar 2023, 14:46
I.A
Foto ilustruese
GREQI- Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare është ngacmuar nga një mjet lundrues turk në det gj...