Bota

'S'i shoh negociatat si zgjidhje'/ Propozimi i Abazoviç: Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale të mbahen në një ditë

I pyetur nëse ka mbetur ende ndonjë mundësi që negociatat mes shumicës parlamentare të vazhdojnë, lideri i Lëvizjes Qytetare URA theksoi se në rrethana aktuale, nuk është më opsion rikthimi në tryezën e negociatave, por shtoi se “politikanët shpesh dinë të befasojnë”.

5 Janar 2023, 16:49 Nga a.l
'S'i shoh negociatat si zgjidhje'/ Propozimi i Abazoviç:
Dritan Abazoviç

MAL I ZI-  Kryeministri i Malit të Zi me mandat teknik, Dritan Abazoviç ka propozuar që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato presidenciale të mbahen në të njëjtën ditë.

Duhet t’i shpallim zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale sa më shpejt. Shpresoj që Kryetarja e Kuvendit (Danijela Gjuroviç) ta bëjë këtë. Duhet të jenë rezultat i një marrëveshjeje për shkurtimin e mandatit të legjislativit”, tha Abazoviç.

I pyetur nëse ka mbetur ende ndonjë mundësi që negociatat mes shumicës parlamentare të vazhdojnë, lideri i Lëvizjes Qytetare URA theksoi se në rrethana aktuale, nuk është më opsion rikthimi në tryezën e negociatave, por shtoi se “politikanët shpesh dinë të befasojnë”, shkruajnë mediat vendase. 

Më 29 dhjetor, kuvendi malazez caktoi Midrag Lekiç-in si mandatar për të formuar qeverinë pasi presidenti Milo Gjukanoviç nuk propozoi një përfaqësues në bazë të ndryshimeve në Ligjin për Presidentin. Pas miratimit të Ligjit për Presidentin, nga disa adresa diplomatike erdhi paralajmërimi se qeveria e formuar në bazë të atyre ndryshimeve do të ishte antikushtetuese. Midrag Lekiç është profesor, politikan dhe ka shërbyer si diplomat i ish-Jugosllavisë në Mozambik dhe Lesoto. Po ashtu, shërbeu edhe në Itali, Maltë dhe San Marino. Ai ka qenë kryetar i “Frontit Demokratik” nga viti 2012 deri në mars 2015, ndërsa nga viti 2015 është kryetar i partisë “DEMOS”./ Dosja.al

dritan abazovic zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll