Aktualitet

Nis mësimi! Nxënësit e 9-vjeçares rikthehen në bankat e shkollës, universitetet 'startojnë' në 9 Janar

 Pushimet e festave të fundivitit, në institucionet arsimore, shtuar këtu edhe fundjavat, të shtunat të dielat zgjatën 12 ditë. 

5 Janar 2023, 15:44 Nga a.l
Nis mësimi! Nxënësit e 9-vjeçares rikthehen në bankat
Shkolla

TIRANË- Me përfundimin e festave të fundvitit, nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar janë kthyer në bankat e shkollës. Pas 12 ditësh pushime, mësimi ka nisur zyrtarisht sot. Por këtë vit, pas pushimeve dimërore, duket se ka patur mungesa për shkak të virozave që janë përhapur në vend.

Sa i takon universiteteve, sudentët do të kthehen në auditore më datë 9 janar. Pushimet e festave të fundivitit, në institucionet arsimore, shtuar këtu edhe fundjavat, të shtunat të dielat zgjatën 12 ditë. Për shkollat 9- vjeçare, për këtë vit ndryshe nga vitet e kaluar nxënësit dhe mësuesit patën një javë më shumë pushim, nga data 3 deri në 9 prill. Ky ndryshim në strukturën shkollore nuk preku gjimnazet, të cilët qëndruan pushim vetëm gjatë festave të fundvitit.

Ky vit mësimor nisi në 12 shtator dhe do të mbarojë më 14 qershor, me përjashtim të maturave të cilat përfundojnë procesin mësimor në 31 maj dhe më tej do të zhvillojnë provimet e maturës shtetërore nga 1 deri në 30 qershor./ Dosja.al

 

rinis mesimi ne shkolla

Sondazh

Poll