Aktualitet

Dorëheqja e nënkryetarit nga Bashkia Pogradec, e motra e Sterjos u arrestua për mashtrim

Aktualisht Johan Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit në Pogradec. 

5 Janar 2023, 15:24 Nga A.B
Dorëheqja e nënkryetarit nga Bashkia Pogradec, e motra e Sterjos u
Viola dhe Johan Sterjo

POGRADEC- Nënkryetari i Bashkisë Pogradec, Johan Sterjo ka dhënë dorëheqjen. Zyrtari, rezulton të jetë vëllai i Viola Sterjos, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar qytetarët për grante përmes skemës së AZHBR-në. Aktualisht Sterjo vazhdon të jetë drejtor i Ujësjellësit në Pogradec. 

Viola Sterjo u arrestua një javë më parë pasi u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci të cilëve iu kishte marrë shuma të mëdha parash, duke iu premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR. 

Dosja.al zbardhi dhe rastet e mashtrimeve që kishte kryer drejtoresha-patronazhiste, Vjola Sterjo si dhe shumat e mëdha të parave që kishte marrë si ryshfet në këmbim të shërbimeve që i kishte premtuar. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural).

dorehiqet johan sterjo johan sterjo viola sterjo

Sondazh

Poll