Bota

VIDEO/ Protestat e shumta në Iran, u vihet flaka posterit të ish-shefit të Forcës Quds

Republika Islamike përmes propagandës së saj përpiqet ta tregojë Soleimanin si hero kombëtar, por shumë njerëz besojnë se ai ishte fajtor për krime lufte kundër civilëve në Siri dhe për përhapjen e dhunës në rajon.

5 Janar 2023, 15:20 Nga I.A
VIDEO/ Protestat e shumta në Iran, u vihet flaka posterit të
Qassem Soleimani

IRAN- Një protestues i vë zjarrin një posteri të ish-shefit të Forcës Quds të IRGC Qassem Soleimani. Njerëzit në pjesë të ndryshme të Iranit dogjën statujat dhe posterët e tij, duke përfshirë qytetin e tij të lindjes.

Videot e marra nga Iran International tregojnë njerëz që u vënë flakën pankartave dhe posterave të Soleimanit në Teheran, Karaj, Zarinshahr, Rafsanjan dhe qytetin e tij të lindjes Kerman. Republika Islamike përmes propagandës së saj përpiqet ta tregojë Soleimanin si hero kombëtar, por shumë njerëz besojnë se ai ishte fajtor për krime lufte kundër civilëve në Siri dhe për përhapjen e dhunës në rajon.

qassem soleimani

Sondazh

Poll