Bota

Vrasja e Caroline në Greqi, i ati: S'dua që mbesa të ketë lidhje me familjen e Babis, letrën e tij e dorëzova në Polici

Babai i Caroline thekson se nuk ka dëshirë që mbesa e tij të ketë marrëdhënie me prindërit e vrasësit.

5 Janar 2023, 15:00 Nga A.B
Vrasja e Caroline në Greqi, i ati: S'dua që mbesa të
Babis Anagnostopoulos dhe Caroline

GREQI- Pas zbulimit se Babis Anagnostopoulos ishte i përfshirë në një bandë droge dhe Caroline e dinte dhe e vrau atë, babai i viktimës, David Crouchs, theksoi se nuk dëshiron që mbesa e tij të ketë lidhje me prindërit e vrasësit.

'Protothema.gr' raporton se babai i Caroline e ka dorëzuar letrën e Babis në polici dhe ka theksuar se autoritetet janë plotësisht në dijeni të veprimeve të Babis Anagnostopoulos.

Në këtë pikë, ai theksoi se nuk dëshiron të bëjë asgjë me prindërit e Anagnostopoulos: “Ndihem shumë i zemëruar që prindërit e babait të saj (Lydia) duan kujdestarinë e mbesës sime. Si mund të rrisin vajzën e gruas që djali i tyre u vra? Kjo është e çmendur. Unë nuk i dua ata në shtëpi dhe nuk dua që Lydia të ketë lidhje me ta. Kur Caroline jetonte në Athinë, ajo i pa vetëm tre herë. Unë jam i zemëruar, nuk dua të bëj asgjë me ta.'

Caroline u vra më 11 maj të vitit 2021 nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në dhomën e gjumit, ndërkohë e bija e tyre 11 muajshe ishte gjithashtu në dhomë. Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.

babis anagnostopoulos caroline crouch

Sondazh

Poll