Bota

Konflikti Greqi-Turqi/ Të shtëna paralajmëruese mes anijeve kufitare të dy vendeve

Sipas selisë së rojes bregdetare, mjeti lundrues turk ka kryer manovra të rrezikshme me qëllim përplasjen e mjetit lundrues të Rojës Bregdetare.

5 Janar 2023, 14:46 Nga I.A
Konflikti Greqi-Turqi/ Të shtëna paralajmëruese mes anijeve
Foto ilustruese

GREQI- Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare është ngacmuar nga një mjet lundrues turk në det gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, teksa po kryente shërbimin e porositur për të identifikuar tre anije peshkimi turke në zonën detare në juglindje të ishullit Farmakonisi, brenda ujërave territoriale greke. Sipas selisë së rojes bregdetare, mjeti lundrues turk ka kryer manovra të rrezikshme me qëllim përplasjen e mjetit lundrues të Rojës Bregdetare.

Në fakt, gjatë këtyre manovrave të rrezikshme, harku i kryqëzorit turk për pak ka goditur skajin e anijes greke. Ekuipazhi i anijes së Rojës Bregdetare qëlloi me të shtëna paralajmëruese në një zonë të sigurt dhe anija turke u largua nga vendi i ngjarjes duke u nisur nga lindja drejt bregdetit turk.

konflikti turqi-greqi

Sondazh

Poll