Bota

Princ Harry: Kisha frikë se Camilla do të ishte njerkë e keqe, William dhe unë iu lutëm babait të mos martohej me të

Duka i Sussex-it rijeton momentin kur u prezantua për herë të parë me bashkëshorten e Mbretit.

5 Janar 2023, 14:33 Nga A.B
Princ Harry: Kisha frikë se Camilla do të ishte njerkë e keqe,
Princi dhe Camilla

BRITANI E MADHE- Princ Harry pretendon se ai dhe Uilliam iu lutën Mbretit Charls të mos martohej me Camilla-n nga frika se ajo do të ishte njerkë e keqe.

'The Sun' shkruan se Duka i Sussex-it rijeton momentin kur u prezantua për herë të parë me bashkëshorten e Mbretit.

Harry ka thënë në librin e tij se ai dhe vëllai ishin në dijeni të Camilla si "gruaja tjetër" dhe të dy kishin takime të ndara me të përpara se ajo të bashkohej zyrtarisht me familjen.

Princi pretendon se Camilla dukej "e mërzitur", duke thënë se ishte "formalitet i pastër" pasi ai nuk ishte trashëgimtari apo një pengesë e madhe. Megjithatë, ata bënë një bisedë të vogël për kuajt, thotë ai.

Gjithashtu në libër, Harry pretendon se ai mendoi nëse Camilla do të ishte një ditë "njerka e ligë".

Ai shton se ai dhe William i premtuan babait të tyre se do ta mirëprisnin Camilla-n në familje - por e vetmja gjë që ata kërkuan në këmbim është që ai të mos martohej me të.

Të dy vëllezërit kishin frikë se ajo do të krahasohej me nënën e tyre.

princi harry

Sondazh

Poll