Bota

Tragjedi në Turqi/ Vinçi rrëzon materialet e ndërtimit mbi punëtorët që flinin, 6 të vdekur

Marterialet janë shkëputur nga mjeti dhe kanë rënë sipër punëtorëve duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme. 

5 Janar 2023, 13:54 Nga a.l.
Tragjedi në Turqi/ Vinçi rrëzon materialet e ndërtimit mbi
Turqi

TURQI- Një aksident tragjik është shënuar ditën e sotme në Izmir në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se një vinç i ngarkuar me materiale ndërtimi ka kaluar pranë një vendi ku po pushonin disa punëtorë. Marterialet janë shkëputur nga mjeti dhe kanë rënë sipër punëtorëve duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme. 

Dy persona të tjerë mbetën të plagosur pasi metali dhe mbeturinat e lira ranë në çatinë e një konvikti të improvizuar në vendin e ndërtimit në Bornova, Izmir, Turqi. Incidenti tronditës ndodhi kur krahu i vinçit 300 metra i gjatë u këput ndërsa ngrinte materialin e ndërtimit, me përmbajtjen që më pas ra në kontejnerin poshtë ku strehonte burrat.

Mediat lokale raportuan për një numër arrestimesh pas incidentit. Pronari i firmës së ndërtimit Emrullah Yolci, shefi i kantierit Muhammet Fatih Yolci, oficeri i sigurisë në punë Fikret Kamil Aydin dhe pronari i firmës së vinçave Irfan Kasirga u arrestuan të gjithë pas akuzave për neglizhencë. Ndërkaq emrat e personave që humbën jetën në aksident janë Yildirim Sari, Fesih Ciftci, Baykal Gunduz, Aslan Akkaya, Ali Sukru Duru dhe Umit Kara. Vëllai i Yildirimit, Kenan, ishte gjithashtu brenda kontejnerit në atë kohë, por i mbijetoi përplasjes./ Dosja.al

aksident ne turqi

Sondazh

Poll