Aktualitet

Mjekja Dollenberg flet për situatën e infektimeve në vend:

Ajo tha se në të njëjtën situatë ndodhet dhe Evropa e SHBA-të, ndaj nuk mund të thuhet me saktësi.

5 Janar 2023, 14:02 Nga F.M
Mjekja Dollenberg flet për situatën e infektimeve në vend:
Mjekja Aurora Meta Dollenberg

TIRANË- Mjekja Aurora Meta Dollenberg ka komentuar situatën e infektimeve në Shqipëri dhe flusin e të sëmurëve me virozat stinore. Në një intervistë për Euroneës Albania, e pyetur nëse virusi i ri që po qarkullon është një variant i COVID, ajo tha se në të njëjtën situatë ndodhet dhe Evropa e SHBA-të, ndaj nuk mund të thuhet me saktësi.

“Ne variantin B që tani dominon në Amerikë e kemi tashmë në popullatën evropiane, kështu që ata që infektohen me këto subvariantet B të koronavirusit në Evropë e kalojnë këtë si një grip të zakonshëm dhe nuk kanë as raste vdekje dhe as komplikacione pas infektimit. Pra, transmetohen shpejt, por nuk kërcënojnë jetën,”- tha Meta Dollenberg.

Ditët e para të vitit 2023 ka patur fluks të pacientëve në spitale pasi qytetarët janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi sezonal. Ndërkohë që qytetarët janë në panic, pasi nga 7 dhjetori, Kina është përballur me një valë të re infektimesh, për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid-19, Gryphon. Për rrjedhojë shumë vende kanë marrë masa. Vetë Kina thotë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe se janë masa të tepruara janë të papranueshme. 

aurora meta dollenberg

Sondazh

Poll