Aktualitet

Grip e Covid, mjekët: Vijnë mbi 100 pacientë në ditë, më të prekurit janë ata të pavaksinuarit

Ajo bën thirrje për kujdes të shtuar e vaksinim.

5 Janar 2023, 13:55 Nga F.M
Grip e Covid, mjekët: Vijnë mbi 100 pacientë në ditë,
Pacientë

TIRANË- Mjekët shprehen se numri i qytetarëve që shkojnë në spitale për shkak të gripit e virozave të stinës është shtuar së fundmi. Në një prononcim për Report TV, mjekja e familjes Bruna Toçila. Mjekja e familjes Bruna Toçila thotë se më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë e të pavaksinuarit. Ajo bën thirrje për kujdes të shtuar e vaksinim. Përsa i përket numrit, janë mbi 100 pacientë që drejtohen në ditë për një konsultë me bluzat e bardha.

“Afërsisht 100 pacientë në ditë për të gjithë qendrën shëndetësore. Kryesisht me temperaturë mbi 38 gradë celsius, kollë, dhimbje të fytit, anoreksi. Nëse simptomat vijojnë të zgjasin duhet që të paraqiten pranë mjekut të familjes sepse mund të shkojnë në komplikacione me prekje të sistemit respirator. Më së shumti pacientët që paraqiten, janë mosha e tretë, të sëmurët kronik dhe kryesisht ata që nuk janë vaksinuar. Do të këshilloja të gjithë ato persona që nuk janë vaksinuar ende dhe nuk kanë kaluar një virozë, të paraqiten për tu vaksinuar që të jenë të mbrojtur”, tha mjekja.

“Fluksi ka qenë shumë i shtuar për shkak të virozëve që kanë qarkulluar. Mbinkarkesën e kanë shkatuar virozat. Me koomplikacione pneumoni, gastroenterite. Të sëmurët kanë dhe sëmundje të tjera që i rëndojnë. Në 24 orë 100 raste. Është shtuar dukshëm këto dy javë. Urgjenca është gjithmonë e hapur. Vështirësi për mjek ka pasur gjithmonë”, tha mjekja Elsuida Prendi.

Ditët e para të vitit 2023 ka patur fluks të pacientëve në spitale pasi qytetarët janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi sezonal. Ndërkohë që qytetarët janë në panic, pasi nga 7 dhjetori, Kina është përballur me një valë të re infektimesh, për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid-19, Gryphon. Për rrjedhojë shumë vende kanë marrë masa. Vetë Kina thotë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe se janë masa të tepruara janë të papranueshme. 

bruna tocila elsuida prendi

Sondazh

Poll