Aktualitet

Aksidenti tragjik në Dibër, Policia arreston drejtuesin e mjetit 'Benz' (NJOFTIMI + EMRI)

I riu, banues në fshatin Bllatë u përplas po me mjetin 'Benz'.

5 Janar 2023, 13:27 Nga A.B
Aksidenti tragjik në Dibër, Policia arreston drejtuesin e mjetit
Aksidenti

TIRANË- Edison Lazri është arrestuar nga policia pas aksidentit tragjik që ndodhi një natë më parë në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. Sipas njoftimit të forcave blu, i riu, banues në fshatin Bllatë, teksa ishte duke drejtuar mjetin 'Benz' u përplas po me mjetin tjetër 'Benz'. Për pasojë tre persona humbën jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip 'Benz', është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Kujtim, Murat dhe Lulzime Istrefi janë tre viktimat nga ky aksident ndërsa të plagosur ishin 4 persona, mes tyre edhe personi i ndaluar nga policia.

 

aksidenti ne diber edison lazri

Sondazh

Poll