Bota

Shërbimi Kombëtar i Motit ngre alarmin: Kalifornia pritet të goditet nga një ciklon i fuqishëm, në rrezik dhe zona ku jeton Harry e Meghan

Mësohet se në rrezik nga përmbytjet është gjithashtu edhe komuniteti i pasur i Montecito, që përfshin shtëpinë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan dhe Oprah Winfrey.

5 Janar 2023, 12:37 Nga l.S
Shërbimi Kombëtar i Motit ngre alarmin: Kalifornia pritet të
Kaliforni

KALIFORNI- Një stuhi e madhe pritet të godasë bregdetin e Kalifornisë Veriore. Autoritetet amerikane kanë urdhëruar evakuimin e banorëve nga banesat e tyre pasi në këto zona ka pasur problematika për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.

BBC raporton se Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës për stuhinë e cila është e dyta që përmbyt vendin brenda një jave. Mësohet se në rrezik nga përmbytjet është gjithashtu edhe komuniteti i pasur i Montecito, që përfshin shtëpinë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan dhe Oprah Winfrey.

Parashikuesit thonë se stuhia do të formohet në një ‘ciklon bombë’, dhe rrezikon të marrë edhe jetë njerëzish.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), Kalifornia Veriore pritet të goditet më fort. Në një paralajmërim të lëshuar më herët për përmbytjet dhe erërat e forta për të gjithë zonën e Gjirit në Kaliforninë Veriore, thuhet se erërat priten të rrëzojnë pemët dhe të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike. 

“Për ta thënë thjesht, ky ka të ngjarë të jetë një nga sistemet më me ndikim në një shkallë të gjerë që ky meteorolog ka parë për një kohë të gjatë”, tha parashikuesi i NWS. 

Duke iu referuar parashikimeve të sinoptikanëve, BBC shkruan se stuhia mund të shkaktojë përmbytje, shembje të dherave, rrëzim të pemëve, ndërprerje të energjisë si dhe nuk përjashtohet humbja e jetëve njerëzore. Një urdhër evakuimi është lëshuar në kontenë Santa Cruz, në jug të San Franciskos, për shkak të “probabilitetit të lartë” që disa lagje të bëhen të paarritshme për shkak të përmbytjeve. Në kontenë Santa Barbara, autoritetet kanë urdhëruar gjithashtu banorët që jetonin pranë zonave të shpyllëzuara që të largoheshin nga banesat. Gjithashtu, në Kaliforninë Veriore është anuluar edhe mësimi në rrethet shkollore për ditën e enjte, përfshirë 8,000 nxënës të regjistruar në shkollat publike të San Franciscos.

kaliforni

Sondazh

Poll