Aktualitet

Zhvillohet operacioni 'lojërat e fatit', arrestohet 24-vjeçari, u kap duke vënë baste me celular

Efektivët kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

5 Janar 2023, 12:38 Nga F.M
Zhvillohet operacioni 'lojërat e fatit', arrestohet
Policia

TIRANË- Një 24-vjeçar me inicialet J.K., është vënë në pranga pasi është kapur në një lokal në rrugën "Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se efektivët, në kuadër të operacionit të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave". Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular. Sekuestrohet aparati celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal në rrugën "Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll