Aktualitet

FOTOJA/ Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, ky është një prej tre viktimave, vdiq bashkë me vëllanë e gruan

Në të njëjtin aksident humbën jetën dhe dy personat e tjerë: Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi.

5 Janar 2023, 12:30 Nga F.M
FOTOJA/ Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit, ky është
Kujtim Istrefi

TIRANË- Personi që shikoni në foto është Kujtim Istrefi, 57 vjeç nga Maqellara e Dibrës. Istrefi është një prej tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur një natë më parë në Rrugën e Arbrit. Në të njëjtin aksident humbën jetën dhe dy personat e tjerë, vëllai i Kujtimit, Murat Istrefi dhe gruaja e tij, Lulzime Istrefi.

Ndërsa dy anëtarët e tjera, të të njëjtës familje, Ferize Istrefi dhe Kadrie Markeçi ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”. 

Rruga është problematike pasi nuk ka asnjë kufizim të shpejtësisë, ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi. 

aksident ne diber

Sondazh

Poll