Aktualitet

VIDEO/ Banorët e Mamurrasit dalin në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë orar pa orar po na shqetësojnë

Këto mjete të rënda, të cilat kalojnë orar e pa orar, nuk janë vetëm shqetësim për banorët, por kanë filluar të dëmtojnë dhe asfaltin që kalon përmes lagjes.

5 Janar 2023, 12:07 Nga I.A
VIDEO/ Banorët e Mamurrasit dalin në protestë: Mjetet e tonazhit
Protesta

MAMURRAS- Banorët e Lagjes Demokracia në Mamurras, janë mbledhur sot në protestë kundër kamionëve që kalojnë përmes lagjes. Këto mjete të rënda, të cilat kalojnë orar e pa orar, nuk janë vetëm shqetësim për banorët, por kanë filluar të dëmtojnë dhe asfaltin që kalon përmes lagjes.

Me dhjetëra kamionë janë të bllokuar prej një ore, ndërsa banorët kanë deklaruar se mjetet e tonazhit të rëndë janë bërë dhe shqetësim prej disa vitesh, jo vetem që shkatërruan një pjese të rruges, por jane dhe rrezik për femijet e shkollave. Sipas tyre do vijojnë të mbajnë të bllokuar rrugen deri në largimin e mjeteve të rënda

"Jemi mbledhur sot banorët e lagjes Demikracia, pasi rruga është bërë problem. Jo vetëm në dimër që është balta deri në gju, por edhe verës që është pluhuri, zhurma. Edhe për fëmijët e shkollës është shumë problem. Fëmijëve të shkollës iu rrezikohet jeta nga kamionet. Në vitin 1990 kjo rrugë ka qenë e asfaltuar, ndersa sot në vitin 2023 është me baltë," tha një banor. 

"Banorët kanë dalë sot në një protestë spontane, për shkak të problemeve të shumta që shkakrojnë kamionët që kalojnë. Nuk është vetem një problem por disa. këto vetëm një pjesë e rrugës që e shtruar dhe kjo pjesë po prishet për shkak të mjeteve të tonazhit të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga balta. Kjo protestë do të vazhdojë," tha një tjetër banor. 

proteste ne mamurras

Sondazh

Poll