Bota

Pas luftës Rusi-Ukrainë, konflikti më i madh për vitin 2023 do të jetë ai mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, shqetësuese aleanca me Turqinë

Sipas qendrës analitike të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), konflikti i dytë më i rëndësishëm është ai midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. 

5 Janar 2023, 11:08 Nga l.S
 
Pas luftës Rusi-Ukrainë, konflikti më i madh për vitin 2023
Ushtar në luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

AZERBAJXHAN- Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është problemi i vetëm që po shqetëson autoritetet në mbarë botën. 

Sipas qendrës analitike të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), konflikti i dytë më i rëndësishëm është ai midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. 

“Nëse lufta në Ukrainë ka pasur një ndikim në krizat në mbarë botën, ndikimi i saj ka qenë veçanërisht i dukshëm në Kaukazin e Jugut. Dy vjet pas luftës së tyre të fundit mbi Nagorno Karabagun, Armenia dhe Azerbajxhani duket se po shkojnë drejt një konfrontimi tjetër”, shpjegon ICG, një organizatë e themeluar në vitin 1995.

Sipas ICG, një luftë e re e cila do të zgjaste më pak, do të ishte më e rëndë se aksioni i përjetuar në vitin 2020. 

"6 javë në të cilat vdiqën më shumë se 7000 ushtarë dhe që përfundoi me fitoren e Azerbajxhanit. Që atëherë, Baku ka rritur kapacitetin e saj ushtarak, ndërsa Armenia ka rindërtuar me vështirësi ushtrinë e saj për shkak të mungesës së furnizimeve nga Rusia, veçanërisht që nga ofensiva në Ukrainë".

Sipas informacioneve të ICG-së, “Azerbajxhani është në rritje. Ushtria e saj është disa herë më e madhe se ajo e Armenisë, ajo është e pajisur shumë më mirë dhe mbështetet nga Turqia”.

Përveç kësaj, Azerjbajxhani ka përfituar në mënyrë indirekte nga konflikti në Ukrainë, pasi gazi nga vendi është rritur. Nga ana tjetër, qendra analitike kujton se Rusia ka vendosur trupa në rajon pas luftës së vitit 2020, pa mundur të ndalojë shpërthimet e ndryshme të dhunës.

Sipas të njejtave burime nga organizata, fillimi i luftës me Ukrainën ka ndikuar në negociatat e paqes mes dy vendeve, pasi Moska ka tentuar të udhëheqë gjithmonë përpjekjet për paqe në këtë konflikt mbi Nagorno Karabakun.

Por, pas luftës së vitit 2020, Jerevani (kryeqyteti i Armenisë)hoqi dorë nga kërkesa e tij prej dekadash për status special për Nagorno Karabakun, megjithëse kërkon të drejta dhe garanci sigurie për armenët që jetojnë atje. Nga ana tjetër kryeqyteti i Azerbajxhanit argumenton se armenët gëzojnë të gjitha të drejtat, si çdo qytetar tjetër i vendit të tyre.

azerbajxhan

Sondazh

Poll