Bota

Erdogan bisedë telefonike me Putin/ Propozimi: Armëpushim i njëanshëm për paqe

Në njoftimin e presidencës thuhet gjithashtu se të dy liderët diskutuan për energjinë dhe korridorin e grurit të Detit të

5 Janar 2023, 11:08 Nga a.l
Erdogan bisedë telefonike me Putin/ Propozimi: Armëpushim i
Vladimir Putin

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar së fundmi n jë bisedë telefonike me homologun e tij presidentin rus Vladimir Putin. Mediat e huaja, raportojnë se kreu i shtetit turk i ka propozuar Putin se duhet të ketë një armëpushim të njëanshëm në përpjekje për paqe në luftën Rusi-Ukrainë. 

Presidenca turke njoftoi se Erdogan kishte propozuar se duhet një vizion i ri për një zgjidhje të drejtë. Në njoftimin e presidencës thuhet gjithashtu se të dy liderët diskutuan për energjinë dhe korridorin e grurit të Detit të Zi. Erdogan gjithashtu i tha Putinit se duhet të ndërmerren hapa konkretë për të larguar militantët kurdë nga rajoni kufitar i Sirisë.

Nga raportimet më të fundit lidhur me situatën e luftës në Ukrainë, mësohet se Rusia ka fokusuar veprimet e saj sulmuese në drejtimet e Lyman, Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainën lindore. Lajmin e ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Zonat e tjera të kërcënuara nga sulmet janë rajonet jugore të Zaporizhzhia dhe Kherson, ndërsa më shumë se 40 vendbanime u qëlluan ditën e kaluar./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll