Aktualitet

Mjegulla pushton juglindjen/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në akset rrugore Pogradec-Korçë-Devoll

Automjetet që kalojnë përmes akseve rrugore Pogradec-Korçë dhe Korçë- Devoll duhet të devijojnë në rrugë alternative, në mënyrë që të shmangin aksidentet me rrezik për jetën e udhëtarëve.

5 Janar 2023, 11:08 Nga a.l
Mjegulla pushton juglindjen/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve
Mjegull

POGRADEC- Disa akse rrugore në juglindje të vendit janë pothuajse të paqarkuellueshme, për shkak të prezencës së mjegullës dhe kushteve të këqija atmosferike. Automjetet që kalojnë përmes akseve rrugore Pogradec-Korçë dhe Korçë- Devoll duhet të devijojnë në rrugë alternative, në mënyrë që të shmangin aksidentet me rrezik për jetën e udhëtarëve.

Juglindja prej një jave është karakterizuar nga kushte të këqija atmosferike, ku prezenca e  mjegullës ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Fatmirësisht dhe pse ka patur mbingarkesë qarkullimi rrugor si nga emigrantët ashtu edhe nga vendasit deir më tani nuk janë shkaktuar incidente apo aksidente me rrezik për jetën. Gjithsesi mbetet prioritar qarkullimi me kujdes i automjeteve në këto akse, pasi shikueshmëria është e ulët./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll