Aktualitet

'Rrugorja' e Durrësit bën bilancin e javës: Arrestohen 2 shoferë, pezullohen 16 patenta

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në 'Facebook', policia ka bërë të ditur se gjatë një jave janë arrestuar 2 shoferë si dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë pasi akuzohen se kanë drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

5 Janar 2023, 11:08 Nga l.S
'Rrugorja' e Durrësit bën bilancin e javës: Arrestohen
Policia Rrugore e Durrësit

DURRËS- Policia e Durrësit ka bërë bilancin e javës për vijimin e kontrolleve për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve të qarkullimit rrugor. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në 'Facebook', policia ka bërë të ditur se gjatë një jave janë arrestuar 2 shoferë si dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë pasi akuzohen se kanë drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt. Më tej 'Rrugorja' e Durrësit njofton se janë pezulluar 16 patenta nga të cilat 12 për tejkalim shpejtësie dhe 4 për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

'Rrugorja' e Durrësit bën bilancin e javës: Arrestohen

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt";

-janë pezulluar në total, 16 leje drejtimi, nga të cilat 12 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 4 të tjera, për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

policia e durresit

Sondazh

Poll