Aktualitet

Protesta e punonjëseve të fasonerisë, flet njëra prej tyre: Të kthehet shoqja jonë në punë

Sipas tyre, protesta do të vijojë deri sa të përmbushen kushtet që kanë parashtruar.

5 Janar 2023, 11:20 Nga F.M
Protesta e punonjëseve të fasonerisë, flet njëra prej tyre:
Protestë në Bilisht

BILISHT- Punonjëset e fasonerisë në Biliht shpresojnë se pas protestave që po zhvillojnë do të ndryshojnë kushtet e tyre të punës dhe pagat. Në një prononcim për mediat, ata u shprehën se kanë dalë në protesta pasi një shoqen e tyre e kanë pushuar nga puna dhe kërkojnë rikthimin e saj. Sipas tyre, protesta do të vijojë deri sa të përmbushen kushtet që kanë parashtruar.

“Një shoqja jonë është pushuar nga puna, kjo është arsyeja që në ka nxjerrë këtu. Derisa të kthehet shoqja jonë do të vijojmë të protestojmë. Kushtet, besoj se me këtë që bëmë ne, do të bëhen më të mira,”- thotë njëra prej tyre.

Punonjëset e fasonerisë dolën në protestë që dje. Fillimisht u bë shkak ulja e pagës në një vlerë prej 10 mijë lekë, për 5 punonjëse të kësaj fasonerie, por më pas u shtua dhe pushimi nga puna i drejtueses së sindikatës së puntorëve të fasonerive në Devoll, Mirjeta Mulla. Sipas punëdhënësit të tyre ato nuk kanë kryer të gjitha proceset e planifikuara. Por, punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore. Vetë ato janë shprehur se ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.

 

proteste ne bilisht

Sondazh

Poll