Aktualitet

Punonjëset e fasonerisë 'Toni Oil' dalin sërish në protestë, Inspektorati i Punës pezullon aktivitetin

Punonjëset e fasonerisë të cilat kanë nisur protestën prej ditës së djeshme dhe kanë vijuar edhe sot, shprehen të vendosura se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre për plotësimin e kushteve të punës  dhe protestat do të vijojnë.

5 Janar 2023, 11:08 Nga a.l
Punonjëset e fasonerisë 'Toni Oil' dalin sërish në
protesta Bilisht

KORÇË- Ka vijuar edhe sot protesta e punonjëseve të fasonerisë në Bilisht, për plotësimin e kushteve të punës dhe pagesat me siguracione. Mësohet se Inspektoriati i Punës ka pezulluar sot aktivitetin, pasi deri më datë 10 subjekti do të inspektohet. Sakaq, mësohet se ndaj subjektit 'Toni Oil' është vendosur një masë administrative emergjente.

Punonjëset e fasonerisë të cilat kanë nisur protestën prej ditës së djeshme dhe kanë vijuar edhe sot, shprehen të vendosura se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre për plotësimin e kushteve të punës  dhe protestat do të vijojnë. Shkak i kësaj revolte është bërë fillimisht vendimi për pushimin nga puna të kryesindikalistes Mirjeta Mulla ndërsa akuzuan subjektin për një sërë shkeljesh ligjore, duke përfshirë mbajtjen e punonjëseve te pasiguruara, uljen e pagës, mungesën e ngrohjes si dhe kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare./ Dosja.al

proteste ne bilisht

Sondazh

Poll