Aktualitet

Zjarri në fabrikën e sfungjerit, Policia: Dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik

Nga zjarri nuk raportohet për dëme njerëzore, ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e tij.   

5 Janar 2023, 11:08 Nga a.l
Zjarri në fabrikën e sfungjerit, Policia: Dyshohet
Zjarri

ELBASAN- Zjarri në fabrikën e sfungjerit në Elbasan, dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik. Policia në njoftim bën me dije se zjarri ka rënë në fabrikën e sfungjerit në pronësi të një 53-vjeçari me iniciale F.B. Nga zjarri nuk raportohet për dëme njerëzore, ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e tij.   

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan Rreth orës 10:20, në fshatin Katund i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr në një subjekt privat (fabrikë për prodhimin e sfungjerit), në pronësi të shtetasit F. B., 53 vjeç., banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të objektit të këtij biznesi. Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne fabriken e sfungjereve

Sondazh

Poll