Heqja e barrikadave të mbetura në veri, mbyllet për dy orë qarkullimi në rrugën Mitrovicë- Jarinjë
barrikada KOSOVË- Rruga Mitrovicë - Jarinjë do të mbyllet për dy orë, derisa të largohen mjetet e rënda. Policia e ...
Përmes përditësimit ditor lidhur me luftën, më 5 janar ushtria ukrainase tha se mbi 800 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur, shumica e të cilëve gjatë luftimeve në qytetin e Bahmutit dhe në zona të tjera të rajonit lindor ukrainas të Donjeckut.
UKRAINË- Përderisa luftimet po vazhdojnë në rajonin pjesërisht të pushtuar ukrainas, Donjeck, aleatët perëndimorë të Kievit duket se po lëvizin drejt ofrimit të autoblindave të avancuara për ushtrinë ukrainase. Përmes përditësimit ditor lidhur me luftën, më 5 janar ushtria ukrainase tha se mbi 800 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur, shumica e të cilëve gjatë luftimeve në qytetin e Bahmutit dhe në zona të tjera të rajonit lindor ukrainas të Donjeckut.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur që të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra të ofruara nga ushtria ukrainase. Teksa luftimet e ashpra po vazhdojnë, presidenti amerikan, Joe Biden, më 4 janar konfirmoi se Uashingtoni po e shqyrton mundësinë e dërgimit në Ukrainë të makinave luftarake të këmbësorisë, Bradley. Makina M2 Bradley është përdorur nga ushtria amerikane që nga viti 1981 dhe SHBA-ja ka mijëra makina të tilla në dispozicion.
Në ditët në vijim, Uashingtoni pritet të njoftojë për paketën e re të ndihmës për Ukrainën. Komentet e Bidenit vijnë pasi një ditë më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron. Gjatë kësaj bisede, Franca zbuloi se do t’i dhurojë Ukrainës makina të blinduara të llojit AMX-10 RC. Reuters citoi një zyrtar të paidentifikuar francez të ketë thënë se “kjo është hera e parë që makina të blinduara, të prodhuara në Perëndim, po i jepen ushtrisë ukrainase”. Megjithatë, për këto dërgesa nuk dihen më shumë detaje.
Më herët, Australia i ka dhunuar Ukrainës 90 makina të llojit Bushmaster. Këto makina të blinduara janë kundër minave tokësore. Kievi ka kërkuar nga qeveritë perëndimore që t’i dhurojnë makina të rënda të blinduara, veçanërisht makinat e prodhimit amerikan, Abrams, dhe tanket luftarake gjermane, Leopard.
“Nuk ka asnjë arsye që Ukraina ende nuk është furnizuar me tanke perëndimore”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Një zyrtar i lartë amerikan tha më 4 janar se luftimet përreth Bahmutit janë “ende intensive” dhe parashikoi që luftimet “do të vazhdojnë edhe gjatë muajve në vijim”. Zyrtarët ukrainas ditëve të fundit kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për ofensiva të reja, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po i afrohet njëvjetorit.
“Ka shumë tregues që na japin arsye të themi se ata do të bëjnë edhe një përpjekje në shkurt”, tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës.
Ndërkaq, zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se për shkak të numrit të lartë të viktimave nga luftimet intensive që po vazhdojnë, Rusia ka të ngjarë që të nisë një mobilizim të dytë ushtarak në çerekun e parë të këtij viti. Në dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se nuk ka nevojë për mobilizim të mëtejmë.
Marrë nga REL
barrikada KOSOVË- Rruga Mitrovicë - Jarinjë do të mbyllet për dy orë, derisa të largohen mjetet e rënda. Policia e ...
Vatikan VATIKAN- Është një mëngjes i ftohtë dhe i mjegullt në Romë, ndërsa mijëra priftërinj, murgesha dh...
Foto Ilustruese SHBA- Amazon planifikon të shkurtojë më shumë se 18,000 vende pune, numri më i madh në historinë e firm&...
Acheta domesticus BRUKSEL- Bashkimi Evropian autorizon vendosjen në treg të Acheta domesticus, i njohur si kriketi vendas. Kjo është aj...
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka filluar meshën funerale dhe lexon Aktin Penitencial. Akti është një rrëfim...
barrikadat KOSOVË- Njësitet e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 5 janar do të largojnë kamionët e dë...
Anonymous SERBI- Grupi i hakerave i quajtur “Anonymous” kanë deklaruar se kanë hakuar uebfaqen e ushtrisë serbe. Në po...
Foto Ilustruese SHBA- Një familje me tre të rritur dhe pesë fëmijë u gjet e vrarë me armë zjarri të mërkur&eum...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden e quajti të mërkurën luftën e zhvilluar në garën për kryetarin e Dhomës së...
Elon Musk SHBA- Twitter ka thënë se do të lehtësojë kufizimet në reklamat politike pasi kërkon të gjenerojë m...