Bota

Heqja e barrikadave të mbetura në veri, mbyllet për dy orë qarkullimi në rrugën Mitrovicë- Jarinjë

Policia e Kosovës njofton se njësitë e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda të cilat kanë qenë të vendosura në vendin e quajtur 'Përroi i Zhazhës'. 

5 Janar 2023, 10:13 Nga a.l
Heqja e barrikadave të mbetura në veri, mbyllet për dy orë
barrikada

KOSOVË- Rruga Mitrovicë - Jarinjë do të mbyllet për dy orë, derisa të largohen mjetet e rënda. Policia e Kosovës njofton se njësitë e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda të cilat kanë qenë të vendosura në vendin e quajtur 'Përroi i Zhazhës'. 

Policia e Kosovës përmes këtij njoftimi zyrtar bën të ditur se sot njësitet e KFOR-it do të largojnë mjetet e rënda (kamionët) e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur ‘Përroi i Zhazhës’. Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim  në drejtimin Mitrovicë – Jarinjë, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve", njofton policia. 

Policia mbyll njoftimin duke bërë me dije se përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun. 

Barrikadat që bllokuan prej më shumë se 1 muaj veriun e Kosovës u hoqën përfundimisht më 3 janar. Më herët KFOR njoftoi gjithashtu se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhej për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë. Por pse u vendosën? Për 20 ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiçit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak. Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë të Serbisë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin./ Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll