Aktualitet

Aksidenti me 3 të vdekur në 'Rrugën e Arbrit'/ Makinat copë-copë, pamjet nga vendngjarja (FOTO)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Urës së Çerenecit. Viktimat janë anëtarë të një familjeje.

5 Janar 2023, 10:13 Nga a.l
Aksidenti me 3 të vdekur në 'Rrugën e Arbrit'/ Makinat
Pamjet nga aksidenti

DIBËR- Pamjet që shihni më poshtë tregojnë vendin ku ndodhi aksidenti fatal me 3 të vdekur dhe 4 të plagosur mbrëmjen e djeshme në 'Rrugën e Arbrit'. Siç shihet edhe nga fotot, dy makinat që janë përplasur kokë më kokë e janë shkatërruar plotësisht. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Urës së Çerenecit. Viktimat janë anëtarë të një familjeje, 2 janë vëllezër, të identifikuar me emrat Kujtim dhe Murat Istrefi dhe një grua, Lulzime Istrefi. 4 persona kanë mbetur të plagosur, emrat e të cilëve janë Mërgim dhe Edison Lazri, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë mungesa e ndriçimt në rrugë e po ashtu shpejtësia mbi normat e lejuara./ Dosja.al

aksident në dibër

Sondazh

Poll