Aktualitet

Djali i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, Prokuroria nis hetimet për ish-policin Dilaver Velo, verifikon dhe burimin e të ardhurave

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. 

5 Janar 2023, 10:12 Nga F.M
Djali i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, Prokuroria nis
Albano Velo, Dilaver Velo dhe Edmond Papa

TIRANË- Dilaver Velo, babai i Alban Velos i cili është arrestuar si organizator për vrasjen e Edmond Papës, ngjarje e ndodhur më 16 dhjetor, është vënë nën hetim. Mësohet se Prokuroria e Tiranës do kryejë verifikime për ish-efektivin e komisariatit nr.4, më konkretisht për të dalë në përfundimin nëse ka pasur dijeni për planet e të birit lidhur me vrasjen e Papës. Gjithashtu, hetime do të kryhen edhe në lidhje me burimin e të ardhurave të familjes Velo.

Albano Velo dhe Andrew (Edvin) Bode janë identifikuar nga Policia e Shtetit si dy personat që kanë planifikuar dhe vrarë biznesmenin Edmond Papa. Velo ka pasur rolin e vëzhguesit, ndërsa Bode, atë të ekzekutorit. Vrasja e Papës dyshohet se është bërë si hakmarrje ndaj ekzekutimit të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me shpërthim të eksplozivit në makinë.

dilaver velo alban velo edomd papa

Sondazh

Poll