Aktualitet

"Do të të vras"/ Zarf të mbushur me barut, kërcënohet 57-vjeçari në Bulqizë, arrestohet i riu

N. Ll., 57 vjeç, ka bërë denoncimin në polici dhe pas organizimit të operacionit 'Zogaj" është arrestuar i riu. 

5 Janar 2023, 09:58 Nga F.M
"Do të të vras"/ Zarf të mbushur me barut,
Policia

BULQIZË- Një 24-vjeçar i identifikuar si Ramis Markja është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit". Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se 24-vjeçari i ka hedhur fqinjit të tij një zarf të mbushur me barut dhe me letra që përmbanin mesazhe kërcënuese për jetën. N. Ll., 57 vjeç, ka bërë denoncimin në polici dhe pas organizimit të operacionit 'Zogaj" është arrestuar i riu. 

Njoftimi i policisë: 

Bulqizë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zogaj”. Kanosi për jetën një shtetas, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, identifikohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. 24-vjeçari i hodhi pranë banesës, një shtetasi, një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale zarfi me barut në brendësi dhe letra me mesazhin kërcënues. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se pranë banesës së një 57-vjeçari, në fshatin Zogaj, ishte hedhur një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zogaj”, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 24 vjeç, banues në Shupenzë (i dënuar më parë për veprën penale "Dhunë në familje"). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 24-vjeçari ka hedhur në oborrin e banesës së shtetasit N. Ll., 57 vjeç, një zarf me një sasi të vogël pluhur baruti në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë vijojnë punën për zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit".

policia e bulqizes

Sondazh

Poll