Aktualitet

ME VIDEO- Derdhi zhavorrin në det, procedohet penalisht drejtuesi i betonieres në Durrës

Ai do të proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

4 Janar 2023, 23:13 Nga k.m.
ME VIDEO- Derdhi zhavorrin në det, procedohet penalisht drejtuesi i
Pamje nga videoja

DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me videon e publikuar sot, ku duket një betoniere që derdh zhavor në det. Pas publikimit të videos në JOQ, Policia e Durrësit bën me dije se është kapur dhe shoqëruar nga 43-vjeçari, i identifikuar me iniciale Gj. N., drejtuesi i betonieres. Ai do të proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale ku shfaqej një automjet i tonazhit të rëndë (betoniere), duke derdhur mbetje betoni në buzë të detit në lagjen nr. 13, Durrës, ju sqarojmë se: Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të betonieres.

Shërbimet e Policisë kanë indetifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin Gj. N., 43 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht drejtuesin e betonieres, shtetasin Gj. N., për veprën penale “Ndotja e ujërave”. Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërisë dhe siguron qytetartët se struktuarat vendore e qendrore të Policisë do të reagojnë në menyrë të menjëhershme për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri e krim.

durres

Sondazh

Poll