Aktualitet

Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit/ 4 të plagosurit jashtë rrezikut për jetën, 2 prej tyre janë sjellë në Tiranë, kanë shumë fraktura

Disa orë nga aksidenti është bërë me dije se 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital.

4 Janar 2023, 22:55 Nga k.m.
Aksidenti tragjik në Rrugën e Arbrit/ 4 të plagosurit jashtë
Foto ilustruese

DIBËR- 3 persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”. Disa orë nga aksidenti është bërë me dije se 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital.

Deri më tani, Mërgim dhe Edison Lazri janë nisur për trajtim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, pasi kanë fraktura të shumta. Ndërsa në gjendje më të mirë, e duke marrë mjekim në spitalin e Peshkopisë janë  Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi, kjo e fundit ishte kunata e viktimave, e cila udhëtonte me mjetin Mercedez 240. Po ashtu, gjatë aksidentit të sotëm, ajo humbi dhe bashkëshortin e saj. 

Viktimat janë Kujtim dhe Lulzime Istrefi, bashkëshortë dhe Murat Istrefi, i vëllai. Dy vëllezërit humbën jetën në vend menjëherë pas përplasjes, ndërsa Lulzime Istrefi humbi jetën rrugës për në spital. 

aksident ne diber

Sondazh

Poll